
Milani tremb rivalët që në startin e Serisë A. Kuqezinjtë mposhtën lehtësisht Bolognan (0-2) në “Dall’Ara” që në 20- minutat e para të sfidës me gola të Giroud dhe Pulisic.
Bindin blerjet e merkatos së verës, me Reijnders, Pulisic e Loftus-Cheek titullarë dhe Okafor si zëvendësues i Giroud.
Kuqeznjtë u shfaqën një skuadër e pjekur, duke mos e vënë në diskutim fitoren në asnjë moment.
Ndërkohë ndeshja tjetër e Seria A, mes Torinos dhe Cagliarit u mbyll në barazim pa gola.
Lini një Përgjigje