TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 23:00

Juventusi "fshin" Udinezen dhe rishkruan historinë, debutim me fat i Ylber Ramadanit në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi "fshin" Udinezen dhe rishkruan historinë, debutim me

Juventusi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri futbollistik në Serinë A. Ndeshja filloi shumë mirë për skuadrën e Alegrit. Miqve u mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të shënuar. 

Kieza përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e Udinezes dhe tundi rrjetën me një goditje të bukur me të djathtën. 

Dominimi i Juventusit vazhdoi dhe në minutën e 20 erdhi edhe goli i dytë për miqtë me Dushan Vlahoviç, që transformoi në gol një penallti të fituar nga Aleks Sandro. 

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e tretë të shtesës, erdhi edhe goli i tretë për Juventusin, i shënuar nga Rabiot. 

Hera e fundit që Juventusi ka shënuar tre gola në pjesën e parë të ndeshjes së parë të kampionatit ka qenë në sezonin 2001-2002, në atë rast kundër Venecias (4-0 rezultati final). 

Rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë, me portierin e Zonjës që ishte protagonist i disa pritjeve shpëtimtare. 

E ka nisur me humbje kampionatin Lacio. Ylber Ramadani ka regjistruar sot ndeshjen e tij të parë në Serinë A, në një sfidë që ka rezultuar me fat pë skuadrën e tij, teksa ka mundur 2-1 bardhekaltrit, që e mbyllën edicionin e kaluar e mbylli si nënkampione.   

Bardhekaltrit ishin në avantazh 1-0 deri në minutën e 85 ndaj Leçes, falë golit të shënuar nga Imobile në minutën e 26 dhe shpërdoruan gjithçka në harkun e 2 minutave. 

Leçe barazoi ndeshjen në minutën e 85 me Almkvist dhe përmbysën gjithçka në minutën e 96 me Di Françeskon. 
 
 
 
 

juventus udineze lacio leçe seria a

Lini një Përgjigje