TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 19:45

130 milionëshi “tradhton” Çelsin, Blutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike dhe bien në derbin londinez

Shkruar nga Pamfleti

130 milionëshi “tradhton” Çelsin, Blutë nuk

Çelsi ka humbur derbin e Londrës me Uest Hemin, pasi është mundur 3-1 n1ë transfertë. 
 
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Aguerd kaloi në avantazh “Hammers” në minutën e 7, ndërsa Çukuemeka barazoi për Blutë në minutën e 28 me një super gol. 

Në minutën e 43, miqtë patën një mundësi të artë për të përmbysur rezultatin. Stërling fitoi një penallti dhe te pika e bardhëu paraqit Enzo Fernandez, i blerë për 120 milionë euro në merkaton e janarit të kaluar. 
 
Goditja e argjentinasit u ndal nga portieri Areola. 
Pjesa e dytë filloi ashtu si e para, me Uest Hemin që u kthye në avantazh. Ishte Antonio që shënoi për vendasit me një gjuajtje të fuqishme. 
 
Në minutën e 61 erdhi edhe momenti i shumëpritur nga tifozët e Çelsit, futja në fushë e Kaisedos, lojtari i blerë nga Brajtoni për shumë e frikshme prej 133 milionë eurosh. 

Në minutën e 67, Uest Hemi mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Aguerd, autori i golit të parë. 

Pavarësisht superioritetit numerik, Çelsinuk arriti të gjente golin e barazimit dhe të shmangte humbjen. Madje ishte Uest Hemi që realizoi edhe golin e tretë me një penallti të Paketa, të shkaktuar nga Kaisedom blerja rekord e Bluve. 
 

çelsi uest hem premier liga

Lini një Përgjigje