TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 17:18

“Do të jetë i rëndësishëm për Leçen”, drejtori sportiv i befasuar nga Ylber Ramadani: Është kthyer në pikë referimi

Shkruar nga Pamfleti

“Do të jetë i rëndësishëm për

Ylber Ramadani i dha fund aventurës së tij në kampionatin skocez, duke u bërë pjesë e Serisë A italiane. Mesfushori i Kombëtares ka firmosur me Leçen dhe në ditët e para me skuadrën e re, stafi teknik dhe stafi drejtues janë shumë të kënaqur. 
 
Vetë drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trinkera u shpreh i lumtur për Ramadanin, teksa nuk i ka kursyer elozhet për të, duke e konsideruar edhe si një pikë referimi për të tjerët. 

Jam i lumtur të prezantoj Ramadanin, një djalë i cili ka përqafuar këtë projekt teknik edhe pse ka disa kërkesa të tjera. Ai më bëri shumë përshtypje. Që në ditën e parë u vu në gatishmëri dhe është bërë pikë referimi për ne. 

Gjej rastin të përshëndes Hjulmand, një futbollist që na ka dhënë kaq shumë, por Ramadani i ka të gjitha kredencialet për të sjellë një kontribut të rëndësishëm për Leçen”, u shpreh drejtori sportiv. 

ylber ramadani stefano trinkera drejtori sportiv i leçes

Lini një Përgjigje