
Interi e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri në Serinë A.
Zikaltrit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi kundër Monzës dhe protagonisti i ndeshjes ishte Lautaro Martinez.
Argjentinasit i mjaftuan 8 minuta për të të kaluar në avantazh ekipin e tij.
Goli i dytë erdhi në minutën e 76. Blerja e re Arnautoviç futi një top në zonën e rreptësisë dhe Lautaro e dërgoi topin në rrjetë me një lëvizje të bukur.
Interi i kundërpërgjigjet Napolit, Lautaro-Osimhenit.
Në ndeshjen tjetër të orës 20:45 të luajtur mes Xhenoas dhe Fiorentinës, skuadra vjollcë mori një fitore bindëse me rezultatin e thellë 4-1.
Lini një Përgjigje