TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 21:43

Super Belingham përmbys Almerian, anglezi realizon dopietë dhe jep asist në fitoren e Realit të Madridit, 20-vjeçari bën të harrohet Benzema

Shkruar nga Pamfleti

Super Belingham përmbys Almerian, anglezi realizon dopietë dhe jep

Reali i Madridit ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit. Pas suksesit 2-0 të arritur në fushën e Bilbaos një javë më parë, “Los Blancos” kanë fituar 3-1 në fushën e Almerias.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Ançelotit, pasi vendasit kaluan në avantazh pas vetëm 3 minutash lojë me Arribas.

Disavantazhi nuk zgjati shumë, pasi Belingham barazoi në minutën e 19. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i përmbysjes me Kros, por u anulua nga VAR për shkak të një faulli.

Në minutën e 60, ishte përsëri Belingham që realizoi dhe përmbysi ndeshjen për Realin e Madridit.

Në moshën 20-vjeç e 51 ditë, Xhud Belingham, është lojtari i dytë më i ri që shënon në të dy ndeshjet e tij të para në La Liga në shekullin e 21 (Markel Susaeta më 2007, 19-vjeç e 275 ditë).

Qetësia për “Los Blancos” erdhi në minutën e 73, kur Vinisius Zhunior realizoi edhe golin e tretë për miqtë me një goditje të mrekullueshme.

Kjo fitore ngjit Realin me pikë të plota në kreun e renditjes pas dy javësh, ndërsa bën që tani Belingam golashënuesin më të mirë të kampionatit me 3 rrjeta të tundura.

reali i madridit almeria la liga

Lini një Përgjigje