TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2023, 20:50

Totenhemi i jep leksione Mançester Junajtid, e pabesueshme gafa e Bruno Fernandes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Totenhemi i jep leksione Mançester Junajtid, e pabesueshme gafa e Bruno

Mançester Junajtid ka regjistruar humbje që në javën e dytë të kampionatit, teksa është mundur në Londër nga Totenhemi vendas me rezultatin e pastër 2-0.

Skuadra e Ten Hag, ndonëse e ka nisur edicionin me pretendime të mëdha, ka treguar se vazhdon të vuajë të njëjtat probleme para portës kundërshtare, duke shpërdoruar mundësitë që kishte për të shënuar.

Ishte Bruno Fernandes, i cili ka goditur shumë keq me kokë i ndodhur i vetëm përballë poertierit. Një moment që është bërë viral në rrjetet sociale.

Ndërsa vendasit duket se kanë gjetur zgjidhe të reja pas largimit të Herri Kejn. Sarr dhe pastaj autogoli i Lisandro Martinez vulosën fitoren për londinezët, të cilët shohin më me optimizëm këtë fillim kampionati nën drejtimin e Ante Postecoglu.

 

mançester junajtid totenhem premier liga

Lini një Përgjigje