
Borusia e Dortmundit e nis me “këmbën e mbarë” sezonin e ri në Bundesligë, teksa mposhti Këlnin me rezultatin minimal 1-0.
Vendasit diktuan ritmin e takimit, megjithatë fraksioni i parë u mbyll me porta të paprekura.
Sfida vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 88, moment në të cilin Malen i asistuar nga Nmeça gjeti rrugën e rrjetës dhe i dhuroi 3 pikët e para të sezonit verdhezinjve
Kështu, Dortmundi e nis sezonin e ri me pikë të plota, teksa Këlni e fillon me disfatë.
Lini një Përgjigje