TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 19:12

Mesfushori që u shpall kampion me Partizanin realizon gol spektakolar në minutën e 97, ish-i i të kuqve e bën sefte në Poloni (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori që u shpall kampion me Partizanin realizon gol spektakolar

Ndeshje dramatike në elitën e futbollit polak mes LSK Lodz dhe Pogon, teksa skenën e rrëmbeu Engjëll Hoti, mesfushori që sezonin e shkuar u shpall kampion me Partizanin. 

26-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 71, teksa në 90+7, realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke i dhuruar fitoren 1-0 LSK Lodz, në duelin e vlefshëm për javën e pestë të kampionatit. 

Një festë e çmendur shpërtheu te vendasit, pas golit spektakolar të mesfushorit shqiptar. Një realizim për notën 10, që u përkthye në 3 pikë për skuadrën e tij. 

Me fanelën e Partizanit, Hoti u aktivizua 28 ndeshje duke shënuar 7 gola, ndërkohë që në sezonin 2021-2022 ishte pjesë e Tiranës, ku me bardheblutë luajti 31 ndeshje dhe shënoi 3 gola. 

engjëll hoti ish-mesfushori i partizanit

Lini një Përgjigje