TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 18:50

Seri të reja të “telenovelës” Mbape, Reali i Madridit bën tentativën e fundit për sulmuesin francez

Shkruar nga Pamfleti

Seri të reja të “telenovelës” Mbape, Reali i Madridit

Dalin seri të reja për “telenovelën” Kilian Mbape. Kur u mendua se gjithçka u zgjidh mes PSG-së dhe sulmuesit sërish vazhdon të jetë e diskutuar e ardhmja e lojtarit. 

Mbape gjatë gjithë kësaj merkatoje është lidhur shumë me një kalim te Reali i Madridit, ndërsa u bëri të ditur drejtuesve francezë se nuk do të rinovojë kontratën me ta. Por tashmë lojtari është rikthyer në stërvitje me klubin që i ka propozuar rinovimin. Mbape nuk ka kthyer përgjigje dhe është ende në dyshim se çfarë duhet të bëjë. 

Gjithësesi sipas “Bild Sport” bëhet e ditur se “Los Blancos” kanë bërë ofertën gati për PSG-në për shërbimet e sulmuesit. 

120 milionë euro ofrojnë madrilenët për kampionët e Ligue 1 në mënyrë që të lënë të lirë lojtarin. Te Reali shpresojnë që gjithçka të jetë ok, pasi dëshirojnë të përfitojnë nga situata që lojtari del i lirë në fund të sezonit dhe PSG-ja mund ta humbasë me parametra zero. Mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i radhës i kampionëve francezë për Kilian Mbape. 

kilian mbape sulmuesi francez reali i madridit

Lini një Përgjigje