TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 21:44

Pedri dhe Torres shmangin telashet për Barcelonën, 16-vjeçari Jamal shkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Pedri dhe Torres shmangin telashet për Barcelonën, 16-vjeçari

Barcelona ka lënë pas barazimin e javës së parë në La Liga, duke siguruar sot fitoren e parë në në këtë edicion. Katalanasit kanë mundur me shifrat 2-0 Kadizin, jo pa vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa kanë zgjidhur takimin vetëm në fundin e tij. 

Katalanasit kanë dominuar plotësisht sfidën, duke krijuar raste të njëpasnjëshme para portës së Ledesma, i cili ia doli që të mbante të paprekur rrjetën e katërkëndorit të tij në këtë duel deri në minutat e fundit. 

Aty u desh një pasim gjenial i Gyndogan për Pedrin, i  cili nuk gaboi para portës në minutën e 82, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij 
 
Në minutat shtesë, ishte Ferran Torres ai i cili vulosi fitoren 2-0 për ekipin katalanas, duke shmangur problemet për Çavin, i cili kishte filluar të përballej me kritika pas startit të dobët të kampionatit. 

Protagonisti tjetër i ndeshjes ishte ylli i ri i Barçës, Lamin Jamal. 

Në moshën 16-vjeç e 38 ditë, ai është bërë lojtari më i ri që debuton si titullar në La Liga në shekullin e 21, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Fabris Olingan shtator të 2012 (16-vjeç e 112 ditë). 

barcelona kadiz la liga

Lini një Përgjigje