TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Gusht 2023, 19:55

Puthi në buzë lojtaren, justifikohet kreu i federatës spanjolle: Ishte një moment euforie

Shkruar nga Pamfleti

 

Puthi në buzë lojtaren, justifikohet kreu i federatës spanjolle:

Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit ka reaguar pas imazheve skandaloze në festimin e fitores së kombëtares së femrave. Ai puthi në buzë Xhenifer Hermoso, imazhe që sollën shumë reagime. Vetë kreu i federatës ka reaguar duke u justifikuar se ishte një moment euforie për shkak të emicioneve të fitores.

“Ishim në një moment historik, një nga ditët më të mira në historinë e futbollit spanjoll. Kemi punuar shumë brenda Federatës, jemi shumë krenarë. Është një fakt që jam penduar mes meje dhe lojtares. Dua të kërkoj falje për të gjitha ato që kam shkaktuar.

Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si me lojtaret e tjera. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Këtu e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Kishte përparësi ndaj festës dhe meritës që shkon për ekipin”, deklaroi ai.

 

Lini një Përgjigje