TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 21:18

Mesi rrezikon grumbullimin me Argjentinën, trajneri i Inter Miamit alarmon tifozët argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

Mesi rrezikon grumbullimin me Argjentinën, trajneri i Inter Miamit alarmon

Lionel Mesi mund të mungojë në grumbullimin e Argjnetinës. Sulmuesi aktualisht po vuan nga një dëmtim muskulor dhe gjendja e tij do të vlerësohet “javë pas jave” nga stafi mjekësor. 

Është trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino, i cili ka theksuar se argjentinasi vuan nga një dëmtim. Kujtojmë se në dy ndeshjet që skuadra amerikane ka luajtur, kampioni i botës ka munguar në njërën prej tyre dhe është zëvendësuar në sfidën tjetër. 

Dëmtimi i Mesit duhet të punohet javë pas jave dhe ne do ta vlerësojmë. Ai ka një dëmtim muskulor. Çështja e përzgjedhjes është për njerëzit e kombëtares që duhet të flasin për këtë”, tha Tata Martino. 

Argjentina ka dy miqësore ndaj El Salvadorit në Filadelfia më 22 mars dhe kundër Kosta Rikës në Los Anxhelos katër ditë më vonë. Mesi mund të mungojë në këto dy duele për shkak të këtij dëmtimi. 
 

lionel mesi tata martino trajneri i argjentinës

Lini një Përgjigje