TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 18:36

Leverkuseni më pranë kurorëzimit si kampion, “Aspirinat” vendosin rekord në historinë e klubit

Shkruar nga Pamfleti

Leverkuseni më pranë kurorëzimit si kampion,

Leverkuseni më pranë kurorëzimit si kampion, “Aspirinat” vendosin rekord në historinë e klubit  
Bajer Leverkusen vazhdon sezonin fenomenal, pa asnjë humbje. “Viktima” e radhës ishte Fraiburgu, ku të besuarit e Çabi Alonsos, arritën që t’i mundnin në transfertë me shifrat 3-2. 
 
Për vendasit, autorët e golave ishin Doan në minutën e 10 dhe Keitel në minutën e 79. Ndërsa për Leverkusenin ishte Virtz që realizoi që në minutën e dytë të takimit, dhe më pas Hlozek në minutën e 40 dhe i përhershmi Patrik Shik në minutën e 53 thelloi rezultatin. 
 
Me këtë triumf, Leverkusen vendos një tjetër rekord personal. Asnjëherë me parë “aspirinat” nuk kishin mundur të fitonin 22 ndeshje në kampionat. Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për klubin, që do ta kujtojë për një kohë të gjatë këtë sezon. 
 

bajer leverkusen fraib bundesliga

Lini një Përgjigje