TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 20:09

Pelegrini heroi i Romës, verdhekuqtë vazhdojnë ngjitjen në Serinë A dhe kërcënojnë zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Pelegrini heroi i Romës, verdhekuqtë vazhdojnë ngjitjen në

Roma mposhti 1-0 Sasuolon në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Serinë A. Verdhekuqtë shkojnë në -3 pikë pas Bolnjës dhe gjithashtu i japin një sinjal Juventusit. 

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 50 nga Pelegrini. Kapiteni i Romës ishte vendimtar me supergolin duke rikthyer tek fitorja skuadrën e tij. 

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua minutën e 79. Ndërsa mbrojtësi Marash Kumbulla nuk pati asnjë minutë kundër ish-skuadrës së tij.

Skuadra e De Rosit kërkon vendin e katërt. Sasuolo mbetet i dyti nga fundi me 23 pikë.

roma sasuolo seria a

Lini një Përgjigje