
Tirana ka fituar me shifrat 3-2 një derbi shumë të bukur ndaj Dinamos, duke i dhuruar trajnerit Erbim Fagu fitoren e parë në Superiore në pankinën bardheblu. Një sukses i dyfishtë pasi sjell edhe shkëputjen në renditje ndaj rivalëve kryeqytetas, në ndjekje të një vendi në katërshen e parë të kampionatit.
Bardheblutë finalizuan me sukses një aksion në minutën e shtatë. Nikqi dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e ekipit të Erbim Fagut.
Në minutën e 16, Qefalia shkaktoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë Latifi. Në epërsinë e dy golave, Tirana shkoi e qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa dinamovitët kishin përpara vërtetë një “malore” për të ngjitur në fraksionin e dytë.
Në minutën e 63, portieri Sali i mohoi golin Latifit. Skuadra e Dritan Mehmetit shkurtoi diferencat pak më vonë me Klevi Qefalijan, përpara se të vinte barazimi nga i njëjti autor.
Nuk kishte vend për dramë te Tirana, pasi Fjoart Jonuzi i dhuroi 3 pikë skuadrës me golin e tij në minutën e 80. Tirana shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë. 36 pikë ka Dinamo e vendit të gjashtë.
Lini një Përgjigje