
Mançester Junajtid është kualifikuar për në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi eliminuan Liverpulin në “Old Trafford”. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa pas 120 minutash lojë, sfida u mbyll 4-3.
Vendasit nga Mançesteri e nisën ndeshjen “zjarr” duke realizuan me MekTomeni në minutën e 10, por rezultati u përmbys që në pjesë të parë.
Ekipi i Klop shtoi ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe barazoi në fundin e fraksionit të parë me një goditje të bukur të Mek Allister, që ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Onana. Në minutën e 45, Liverpuli rikuperoi topin dhe me anë të Salah dërgoi shifrat në 1-2.
Në fundin e ndeshjes, atëherë kur mysafirët po shkonin drejt një kualifikimi, Entoni riktheu shpresën te “Djajtë e Kuq”. Në “frymën e fundit”, Markus Rashford i vetëm përballë portierit zgjodhi të bëjë më të vështirën, duke dërguar topin jashtë.
Në shtesë, Eliot, i ndihmuar edhe nga devijmi “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga distanca. Junajtid nuk u dorëzua dhe në minutën e 111 bëri gjithçka mirë me Rashford. Në minutën e 120, Dialo ndëshkoi Liverpulin, për t’i dhënë kualifikimin e madh Mançester Junajtid.
Lini një Përgjigje