TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 20:33

“Kemi gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, Ernest Muçi pasi shënoi në humbjen e Beshiktashit: Goli vjen në disa mënyra

Shkruar nga Pamfleti


“Kemi gjëra që duhet t’i

Ernest Muçi padiksutim është kthyer në një lider te skuadra e Beshiktashit. Talenti shqiptar përshëndeti grumbullimin e kombëtares me gol, teksa ditën e djeshme shënoi kundër Antaliasporit. 

Ish-i i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46 të takimit, duke ngushtuar shifrat në 1-2, por fatkeqësisht nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte pikë në kampionatin turk. Ky është goli i dytë për Muçin me fanelën e skuadrës turke, teksa pas ndeshjes ishte mjaft i mërzitur që ekipi i tij nuk ia doli të përmbyste sfidën. 

Mendoj se në radhë të parë duhet të përmirësohemi në lojën si skuadër. Duhet të jemi më të fortë, e kam fjalën të jemi më të fortë edhe në mentalitet. Duhet t’ia dalim të gjithë së bashku dhe të përmirësohemi. Është e vështirë të flasësh pas një humbjeje, por na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të rikthehemi me patjetër te fitorja. Ndoshta na duhet ta kërkojmë rrugën e rrjetës në disa mënyra, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Kemi kohë dhe do të punojmë shumë”, u shpreh Muçi. 
 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje