TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2023, 19:24

Merr të kuq dhe godet me kokë kundërshtarin, Taulant Xhaka kopjon Zinedin Zidan (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Merr të kuq dhe godet me kokë kundërshtarin, Taulant Xhaka kopjon

Ndeshja mes Zyrihut dhe Bazelit, një klasike e futbollit zviceran, është mbyllur mes kaosit dhe protagonist kryesor i kësaj situate ka qenë mesfushori shqiptar Taulant Xhaka. 

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, në fund të sfidës ku skuadra e tij po mundej me shifrat 2-0, u bë protagonist negativ me sjellje që sigurisht do të hapin shumë diskutime e që do të sjellin dhe një pezullim të gjatë për të. 

Xhaka nuk mbajti dot nervat kur luheshin minutat shtesë dhe në një diskutim me Markezano, i vendosi duart në fytyrë këtij të fundit. Kjo bëri që gjyqtari t’i tregonte atij kartonin e dytë të verdhë dhe të largonte nga fusha me të kuq kapitenin e Bazelit. 

Por Xhaka nuk u mjaftua me kaq, pasi ai duke dalë nga terreni i lojës, iu drejtua Katiç dhe me një gjest të ngjashëm me atë të famshmin e ZIdan ndaj Materacit, goditi me kokë në gjoks kundërshtarin, i cili sigurisht u rrëzua në tokë. 

Kjo bëri që në fushë të shpërthente rrëmuja mes skuadrave dhe u ndëshkua me karton të kuq edhe Kryeziu e Burger. Por ndërsa gjyqtari vendosi qetësinë, ai u thirr nga VAR-i për të rishikuar pamjet e rrëmujës së krijuar në këto minuta. 

Merr të kuq dhe godet me kokë kundërshtarin, Taulant Xhaka kopjon

Për çudinë e të gjithëve ai kërkoi që Xhaka të kthehej nga dhomat e zhveshjeve në fushë. Pasi mesfushori e bëri një gjë të tillë, gjyqtari anuloi kartonin e dytë të verdhë… për t’i dhënë direkt të kuqin mesfushorit, në një skenë me të vërtetë absurde. 

taulant xhaka ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje