
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 25 të Kategorisë së Parë me kampionatin që mëson disa verdikte finale. Oriku dhe Turbina bien zyrtarisht në të Dytën teksa janë 4 pikë larg vendeve Play-Out, kur mbetet vetëm 1 javë për t’u luajtur.
Surpriza mund të quhet Besa që mposhti Skënderbeun dhe i jep një shpresë Dinamos që afrohet -1 nga korçarët. Në javën e fundit, blutë kanë shansin të marrin vendin e parë nëse Skënderbeu ndalet sërish.
Bie në sy kthimi te fitorja i Flamurtarit që kërkon të përforcojë pozitat në zonën play-off.
Oriku dhe Turbina janë dy skuadrat të cilat do të shoqërojnë Besëlidhjen dhe Tërbunin në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshëm. Edhe pse vlonjatët fituan 4-2 ndaj Lushnjës, kjo nuk u mjaftoi për të qendruar mes të mirëve, pasi diferenca me ekipet që kanë më lart nuk u lejon që të shpresojnë për mbijetesën. Ndërkohë, Turbina u mund 4-1 nga Burreli dhe po ashtu zbret më poshtë.
Rezultatet e javës së 25 të Kategorisë së Parë:
1- Apolonia – Luzi 1-0
2-Besëlidhja – Flamurtari 0-3
3-Burreli – Turbina 4-1
4-Oriku – Lushnja 4-2
5-Skënderbeu – Besa 0-1
6-Tomori – Korabi 3-1
Lini një Përgjigje