
Drenica është skuadra e parë e Superligës së Kosovës që ka prerë “biletën” edhe matematikisht drejt një kategoria me poshtë.
Kjo është hera e parë në historinë e klubit kuqezi që bie nga kategoria. Skuadra e drejtuar nga trajneri gjirokastrit Bledar Devolli, u mposht ditën e sotme nga Trepça 89’ me rezultatin 3-1, duke shuar përfundimisht shpresat për mbijetesën, teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, Drenica renditet në vendin e fundit me 23 pikë.
Rënia e Drenicës ka ardhur si pasojë e serisë së 10-të disfatave të njëpasnjëshme, duke vendosur kështu një rekord negativ në historinë e këtij klubi të lavdishëm.
Lini një Përgjigje