
Bajerni i Mynihut ecën me hapa të sigurta drejt titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. Kryesuesit e Bundesligës, bënë detyrën në transfertë ndaj Verder Bremenit, duke triumfuar me rezultatin 1-2 falë golave të Gnabrit dhe Sanesë, në duelin e zhvilluar në “Weserstadion”.
Vendësit mundën të rezistonin pa pësuar deri në minutën e 62, kur Gnabri përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes, duke e dërguar topin në rrjetë nga një distancë e afërt. Pa u mbushur 10 minuta nga zhbllokimi i rezultatit, Sane i shërbyer me zgjuarsi nga Mazraui e dërgoi topin në rrjetë, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.
Në minutën e 86, ishte futbollisti vendas, Niklas Shmidt, që “shpiku” një gol fantastik nga distanca, duke ngushtuar diferencën në 1-2, por vetëm kaq.
Lini një Përgjigje