TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2023, 17:05

Erzeni ndal vrullin “europian” të Laçit, shijakasit marrin pikën e artë në transfertën kurbinase (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni ndal vrullin “europian” të Laçit, shijakasit

Përfundon ndeshja që ul siparin e javës së 32 të Abissnet Superiore. Erzeni ka marrë një pikë shprese në luftën për mbijetesë përballë Laçit. 

Kurbinasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26. Guindo uli topin për Bibon, i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe me një predhë mposhti portierin Xhika.


 Në minutën e 58, shijakasit barazuan shifrat. Pas një aksioni të gjatë të insistuar, gjuajtja e Mehmetit u devijua në shtyllë nga Sliani, Nonato erdhi me shpejtësi dhe shtyu topin në rrjetë. 


Me këtë barazim, Laçi renditet në vendin e 4 me 44 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e 7 me 39 pikë.  

laçi erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje