
"Kemi humbur një kliente, një mike të dashur, një vajzë dhe një motër. Tori ishte një kampione dhe një rreze e vërtetë dielli",- shkruan agjencia Icon Sport Management në rrjetet sociale, pa dhënë detaje rreth rrethanave të vdekjes së saj.
Pak ditë pas vdekjes së atletes, u shfaq informacioni, se Tori Boui ishte 7-muajshe shtatzënë, në kohën kur u nda nga jeta. Disa të njohur të saj e kanë zbuluar këtë informacion për Daily Mail.
Boui ndërtoi shpejt një rekord mbresëlënës, së pari duke fituar tre medalje olimpike në vitin 2016 në Rio, të artë në stafetën 4x100 metra, të argjendtë në 100 metra pas Elani Tompson-Herah të Xhamajkës dhe të bronztë në 200 metra. Më pas ishte kampione bote në 100 m në vitin 2017 në Londër, ku fitoi edhe titullin me stafetën 4x100 m.
Pas një pjesëmarrje të fundit në vitin 2019 në Kampionatin Botëror në Doha (vendi i 4 në kërcim së gjati), sprinterja nga Misisipi (rekord personal 10”78 në 100 m) nuk arriti të rikthehej në nivelin e saj më të mirë. Tori Boui konkurroi vetëm në një garë zyrtare vitin e kaluar, në Florida, duke vrapuar në distancën 200 m.
"Zemra ime thyhet kur mendoj për familjen e Tori Boui, një rivale e madhe dhe një person me diell. Energjia dhe buzëqeshja juaj do të jenë me mua përgjithmonë,"- shkroi legjenda e sprintit, xhamajkania Shelly-Ann Fraser-Pryce, kampione olimpike dy herë në 100 m. rrjete sociale.
Lini një Përgjigje