
Napoli luan sot ndeshjen e parë në fushën e tij, pasi u shpall kampion i Serisë A. Napolitanët siguruan titullin në mesjavë dhe sot kanë të drejtë të festojnë me tifozët e tyre edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Një stadium i tejmbushur për këtë festë, me biletat që kishin avulluar prej kohësh, por edhe me një atmosferë të jashtëzakonshme. Koreografitë kanë qenë spektakolare, por edhe pritja e ekipit.
#NapoliFiorentina Puro spettacolo… #ForzaNapoliSempre #Napul3 #TuttoPerLei pic.twitter.com/SQEDzBMSe3
— Carlo Alvino (@Carloalvino) May 7, 2023
Për ta bërë më të veçantë këtë sfidë, ka qenë edhe mënyra se si skuadra është pritur në fushën e lojës. Sapo Osimhen me shokë kanë shkelur në tapetin e gjelbër, në altoparlantët e stadiumit është dëgjuar një këngë që kujtonte të paharrueshmin Maradona. “Live is life”, kënga që vendosej gjithmonë kur niste nxehmja para ndeshjes për argjentinasin, ishte ajo që ka pritur sot heronjtë që kthyen titullin në Napoli, që mungonte pikërisht që nga koha kur në këtë stadium luante “El Pibe D’Oro”.
???? ???????????????? ???????? ???????????????? ????
— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 7, 2023
???????????????????????????????????? ???????????????????????????? ????#NAPOLISCUDETTO #NapoliFiorentina pic.twitter.com/QlDQWY6Qai
Lini një Përgjigje