TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 21:04

“Menjëherë ndjeva besnikërinë tifozëve”, Arbnor Muja flet pas transferimit në Belgjikë: Do ua shpërblej me gola dhe asiste

Shkruar nga Pamfleti

“Menjëherë ndjeva besnikërinë  tifozëve”,

Arbnor Muja ka ndryshuar skuadër ditën e djeshme. Lojtari i Kombëtares u zyrtarizua në Belgjikë te skuadra e Sint-Truiden.

26-vjeçari tek ekipi belg ka kaluar në formë huazimi nga skuadra e Samsunsporit. Sint-Truiden në fund të këtij sezoni kanë të drejtën për të blerë kartonin e mesfushorit.

Pas prezantimit te skuadra e re ka folur vetë Muja. Ky i fundit shprehet se menjëherë ka ndjerë besnikërinë e tifozëve ndaj klubit dhe se do ta shpërblejë besimin e tyre me gola e asiste.

Mua më kujtohen mirë ndeshjet ndaj St. Truiden. Dy herët që kam luajtur në këtë stadium, menjëherë ndjeva se sa besnikë ndaj skuadrës së tyre janë ata. Ky pasion të ndikon si futbollist. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj maksimumin në çdo ndeshje që ta shlyej këtë mbështetje me gola dhe asiste”, ka theskuar shqiptari.

arbnor muja st.truiden sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje