
Valon Et'hemi është futbollisti më i ri i Sivasporit. Pas largimit të sulmuesit Rei Manaj, klubi turk ka firmosur menjëherë me ish-in e Dinamos dhe Kukësit, i cili në fakt nuk “mbulon” fiks rolin e “pykës”, por mund të luajë edhe aty.

Kështu, sulmuesi 27-vjeçar mbyll aventurën e tij me Igdir, për të nisur një të re me klubin tjetër turk. Kujtojmë se ky është ekipi i katërt turk me të cilin Valon Et'hemi luan. Ai më parë është aktivizuar me Igdir, Istanbulspor dhe Koniaspor.
Gjithashtu, sulmuesi shqiptar ka një të shkuar në Shqipëri. Ai ka mbajtur veshur fanelat e Kukësit, KF Adriatikut dhe Dinamos. Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut ka luajtur për Renova-n.
Lini një Përgjigje