TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 17:50

Dinamos i duhet mrekullia përballë Jagiellonias, faqja e huliganëve publikon foton e polakëve pak orë para ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

Dinamos i duhet mrekullia përballë Jagiellonias, faqja e

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u humb me rezultatin 3-0.

Tifozët e Jagiellonias njihen për mbështetjen e zjarrtë ndaj skuadrës së tyre. Së fundmi faqja “Hooligans.cz” ka publikuar foton e një grupi nga ata që priten sot në stadium.

Dinamos i duhet mrekullia përballë Jagiellonias, faqja e

Në Sheshin Skënderbej mund të quhet vetëm një grup i vogël. Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Më parë në Shqipëri janë shkaktuar trazira me tifozët polakë. Këtu mund të kujtojmë ata të Legias së Varshavës.

tifozët e jagiellonias liga e konferencës dinamo

Lini një Përgjigje