TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 16:04

Skuadra e Bundesligës i beson shqiptarëve të Kosovës, gjermanët transferojnë një tjetër futbollist

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e Bundesligës i beson shqiptarëve të Kosovës,

Laert Paçarada është tashmë lojtari më i ri i Heidenheim. Klubi gjerman e bleu mbrojtësin e Kosovës nga Këlni, ndërsa firmosi me të kontratë deri në vitin 2027.

Heidenheim ka prezantuar disa shqiptarë të Kosovës në këtë merkato vere. Kështu më parë janë huazuar Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimoviç.

Paçarada ishte çështje kohe për t’u larguar nga Këlni. Kjo pasi Heidenheim e kishte në radarë gjatë merkatos së verës.

Te Këlni qendroi për dy vite. E gjithë karriera e tij ndërkohë ka kaluar në Gjermani.

 

 

 

laert paçarada heidenheim mbrojtësi kosovar

Lini një Përgjigje