TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 20:30

Pas Naser Alijit, Silvinjo i “shkel syrin” liderit të Dinamos, 21-vjeçari pjesë e listës për ndeshjet e shtatorit?

Shkruar nga Pamfleti

Pas Naser Alijit, Silvinjo i “shkel syrin” liderit të Dinamos,

Klevi Qefalija mund të jetë surpriza e madhe e trajnerit Silvinjo, për ndeshjet e shtatorit. Nëse ftesa do të zyrtarizohet të premten, mesfushori do të ishte një tjetër futbollist nga Dinamo që ftohet nga FSHF-ja. Më parë Naser Alijit i është besuar një vend.

Klevi Qefalija është në listën e pritjes. Mesfushori 21-vjeçar i Dinamos është njoftuar nga FSHF se është pjesë e planeve të Silvinjos, dhe mund të marrë ftesën e tij të parë nga përfaqësuesja kombëtare këtë të premte”, shkruan gazetari Andi Kasmi.

Qefalija është 21-vjeç, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21. Te Dinamo qendron prej janarit të vitit 2024, kur edhe u ble nga Tirana.

Mbetet për t’u parë nëse ftesa do të konkretizohet. Shqipëria luan miqësoren me Gjibraltarin më 4 shtator, si dhe ndeshjen me Letoninë në “Air Albania” më 9 shtator.

klevi qefalija futbollisti i dinamo kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje