TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 18:17

Realizon golin e parë me skuadrën çeke, sulmuesi i kombëtares U-21 i jep kualifikimin në Kupë ekipit të tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizon golin e parë me skuadrën çeke, sulmuesi i

Elmedin Rama ka shënuar golin e parë për edicionin e ri me Pardubice. Dhe ishte mjaft vendimtar, pasi u siguroi këtyre të fundit kualifikimin në fazën 1/16 të Kupës së Çekisë.

Pardubice fitoi 1-2 përballë Ceska Lipa. Vendësit shënuan të parët, ndërsa Pardubice gjeti forcën për të reaguar.

Baraspesha u vendos me autogol në pjesën e parë. Përmbysja erdhi me golin e Elmendin Ramës në minutën e 65.

Rama është pjesë e Shqipërisë U-21 ku numëron edhe një gol. 20-vjeçari është i huazuar nga Slavia e Pragës te Pardubice.

elmedin rama sulmuesi i kombëtares u-21 kupa e çekisë

Lini një Përgjigje