TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 17:04

Rejnxhërs e përjashtoi nga lista e Champions League, gazetari italian shton zërat për të ardhmen e Nedim Bajramit

Shkruar nga Pamfleti

Rejnxhërs e përjashtoi nga lista e Champions League, gazetari italian

Nedim Bajrami u la jashtë listës së Rejnxhërsit për fazën “play-off” të Ligës së Kampioneve. Dhe menjëherë dolën në skenë dy klube të interesuara për shërbimet e tij.

Udineze dhe Sevilja u vunë pas Bajramit, ndërsa Nikolo Skira ka shtuar zërat që e lidhin mesfushorin me klubin spanjoll. “Sevilja ka treguar interes për mesfushorin me tipare sulmues të Rejnxhërsit, Nedim Bajrami”, shkruan gazetari italian.

Do të ishte një transferim për herë të parë në Spanjë, në rast se ka akord mes Seviljes dhe Rejnxhërsit. Këta të fundit nuk duket se do të heqin dorë nga shërbimet e Bajramit pa të paktën 4 milionë euro.

Kujtojmë se mesfushori shqiptar nuk luajti as në kampionatin skocez. Bajrami, njëjtë si në Champions, ishte lënë jashtë listës në javën e fundit.

nedim bajrami mesfushori shqiptar gllasgou rejnxhërs

Lini një Përgjigje