TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 19:44

Gjibraltari e quan historike ndeshjen me Shqipërinë, ndryshim i madh pas më shumë se 30 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Gjibraltari e quan historike ndeshjen me Shqipërinë, ndryshim i madh

Gjibraltari e quan historike ndeshjen me Shqipërinë, më 4 shtator në vendin e tij. Kjo pasi për herë të parë, në më shumë se 30 vite, tifozët e Gjibraltarit do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen edhe nga mbrapa porte.

Dhe Federata i ka kushtuar një shkrim për këtë fakt. Kështu “Europa Point Stadium” është gati të presë të dyja skuadrat me një atmosferë ndryshe.

Shqipëria dhe Gjibraltari po ashtu nuk janë përballur më parë bashkë.

Gjibraltari e quan historike ndeshjen me Shqipërinë, ndryshim i madh

Ndërkohë që së fundmi, Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar. Sigurisht, si herët e tjera, në këtë listë nuk ka emra të njohur të futbollit evropian.

Përsa i përket Shqipërisë, për tanët kjo do të jetë një ndeshje prove. Kjo për shkak se 5 ditë më vonë do të përballen me Letoninë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Ndërkohë, të përzgjedhurit e Silvinjos do të mësohen të premten.

gjibraltari shqipëria ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje