TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Gusht 2025, 20:08

Edon Zhegrova merr në dorë pasaportën shqiptare, sulmuesi kosovar e publikon në rrjetet sociale dhe e shoqëron me himnin kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova merr në dorë pasaportën shqiptare, sulmuesi kosovar

Sulmuesi i Kosovës dhe Lilës, Edon Zhegrova, ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë, pavarësisht se nuk ka luajtur për tetë muaj.

Yllit dardan iu dha së fundmi një pasaportë shqiptare, e cila – sipas mediave shqiptare dhe italiane – do të lehtësojë transferimin e tij te Juventusi.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/bajram-begaj-i-jep-edon-zhegroves-pasaporten-shqiptare-juventusi-ferkon-du-i294533

Transferimi i Zhegrovës te bardhezinjtë është i bllokuar, pasi duhet të shesë fillimisht 1-2 futbollistë për të kryer transferimin dhe ofertën te Lilës.

Akordi mbi kontratën e sulmuesit të Kosovës është arritur disa ditë më parë.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/krenar-te-jem-shqiptar-edon-zhegrova-publikon-biseden-me-ramen-pas-marrjes-i294536

Marrja e pasaportës shqiptare nuk ndikon në angazhimin e tij aktual me përfaqësuesen e Kosovës, por i jep atij të drejtën për të lëvizur dhe vepruar si shtetas shqiptar, përfshirë përfitimet ligjore dhe praktike që lidhen me shtetësinë e Shqipërisë, si në aspektin e udhëtimit ashtu edhe atë të përfaqësimit të interesave personale e profesionale.

Kjo ndodh sepse lojtarët shqiptarë nuk konsiderohen më të huaj sipas rregulloreve të Federatës Italiane të Futbollit.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/kulisat-si-po-tenton-edi-rama-te-veshe-zhegroven-me-bluzen-e-juves-i294685

Dje, vetë Zhegrova postoi një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar se kishte marrë pasaportën shqiptare.

Ndërkohë, ylli i Kosovës postoi sot një foto të pasaportës së tij në Instagram, duke e shoqëruar atë edhe me himnin kombëtar shqiptar.

Edon Zhegrova merr në dorë pasaportën shqiptare, sulmuesi kosovar

edon zhegrova sulmuesi kosovar

Lini një Përgjigje