TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 15:36

“Në kombëtare më pyesin si janë fushat në SHBA”, Uzuni ëndërron Kupën e Botës: Dua Botërorin me Shqipërinë që vendi im të gëzohet

Shkruar nga Pamfleti

“Në kombëtare më pyesin si janë fushat në

SHBA-të do të hapin dyert qershorin e ardhshëm për Kupën e Botës 2026. Shqipëria është ende në garë për një biletë përtej Atlantikut, teksa po lufton së bashku me Serbinë për vendin e dytë në grup. Në një intervistë me FIFA-n, Myrto Uzuni ka shprehur hapur dëshirën e tij të madhe për të shkuar në Botëror me Kombëtaren kuqezi.

Për mua gjëja më e rëndësishme është që të shkoj në Botëror me Shqipërinë. Nëse do të gjej në grup edhe Ronaldon, atëherë do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte një tjetër ëndërr. Por, siç e thashë, për mua është më e rëndësishme që vendi im të jetë i gëzuar. Herën e fundit që isha në Shqipëri me Kombëtaren po më pyesnin për fushat stërvitore, ambientet dhe gjithçka. I shpjegova se çdo gjë është e përsosur dhe se njerëzit këtu e duan futbollin”, ka thënë Myrto Uzuni.

myrto uzuni sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje