TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 16:46

Dy miqësore prestigjioze përballë Gjermanisë dhe Zvicrës, publikohet programi i kombëtares U-21

Shkruar nga Pamfleti

Dy miqësore prestigjioze përballë Gjermanisë dhe

Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.

Trajneri Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.

Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur. Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21-Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

Dy miqësore prestigjioze përballë Gjermanisë dhe

 

gjermania u-21 zvicra u-21 ndeshjet miqësore shqipëria u-21

Lini një Përgjigje