TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 17:07

Fund i lumtur, pas përjashtimit vjen firma me sulmuesin që kërkohet nga kombëtarja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Fund i lumtur, pas përjashtimit vjen firma me sulmuesin që

Nelson Veiper ka pranuar rinovimin me Maincin, pasi negociatat zgjatën për një kohë të gjatë. Kontrata e re e firmosur është e vlefshme deri në vitin 2029.

20-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Për këtë klubi po kërkonte me këmbëngulje rinovimin.

Madje, Veiper përfundoi në tribunë së fundmi për shkak se mungonte rinovimi. Pritet që sulmuesi të rikthehet menjëherë me skuadrën për vazhdimin e sezonit.

Veiper është edhe një dëshirë për Kombëtaren e Shqipërisë. Ftesa nga ekipi i parë i Gjermanisë ka munguar dhe për këtë kuqezinjtë e Silvinjos vazhdojnë të mbeten opsion.

nelson veiper sulmuesi shqiptar mainz

Lini një Përgjigje