
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar sot vendimet për javën që kaloi. Edi Martini është pezulluar me dy ndeshje, pas sfidës me Egnatian ku u largua me karton të kuq. Trajneri i Vllaznisë është dënuar për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes. Jo vetëm kaq, pasi edhe klube të Kategorisë së Parë e kanë pësuar.
Kështu Ramadan Ndreu nga Kastrioti është dënuar me dy ndeshje pezullim për provokim të spektatorëve. Romeo Bizhdili i Besës e pëson për sjellje josportive me 4 ndeshje pezullim. Për të njëjtin shkak është dënuar edhe Elton Kllogjeri nga Pogradeci. Lushnjës ndërkohë do i mungojë lojtari Fadil Meta për dy ndeshje, për provokim të spektatorëve.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:
1- KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
2- Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3- AF Elbasani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
4- Flamurtari FC, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
5- KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
6- Zyrtari i KF Iliria, Redon Cani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7- KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
8- FK Kukësi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
9- AF Luftëtari, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
10- Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11- Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12- Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13-Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lini një Përgjigje