
Në shortin që u hodh nga dy emra shumë të njohur si Ibrahimoviç dhe Kaka, rezultatet e përballjeve për çdo skuadër kanë qenë shumë interesante.
Liga e Kampioneve mësoi sot rrugëtimin e saj për 36 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e turneut, pasi UEFA hodhi shortin për të përcaktuar përballjet mes ekipeve.
Skuadrat ishin ndarë në vazo sipas koeficientit dhe në bazë të rregullores së turneut, do të luajnë dy ndeshje me skuadra në secilin vazo, një në fushën e tyre dhe një jashtë, për në total prej 8 ndeshjesh nga e cila përcaktohet edhe tabela e përbashkët e turneut. Gjithçka u përcaktua nga një sistem kompjuterik, që ka thjeshtësuar punën e UEFA-s për të shmangur një procedurë shorti që do të ishte shumë e gjatë. Sigurisht, në këtë fazë të turneut shmangej përballja mes skuadrave të të njëjtit shtet.
Në shortin që u hodh nga dy emra shumë të njohur si Ibrahimoviç dhe Kaka, rezultatet e përballjeve për çdo skuadër kanë qenë shumë interesante. Kampionët në fuqi të PSG-së kanë sfida mjaft të komplikuara andaj Bajernit të Mynihut, Barcelonës, Atalantës e Leverkusenit nga dy vazot e para, ndërsa nuk është më i thjeshtë as shorti në vazot e dyta me Totenhemin, Sportingun, Njukasëllin dhe Atletik Bilbao.
Bajerni i Mynihut do të sfidojë ekipe si Çelsi, PSG, Klub Bryzh, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG e Pafos.
Çelsi mat forcat me ekipe si Barcelona, Bajern, Benfika, Atalanta, Ajaks, Napoli, Pafos, Karabag.
Gjigandët e Realit të Madridit ndeshen me Mançester Sitin, Liverpulin, Juventusin, Benfikën, Marsejën, Olimpiakos e Pireut, Monakon, Kairat Almatin.
Interi ka "peshkuar" një katërshe të parë të vështirë si Liverpul, Borusia Dortmund, Arsenal, Atletiko Madrid, ndërsa ka një short më të lehtë me 4 skuadra t e vazove të dyta si: Slavia Pragë, Ajaks, Kairat Almati, Union SG.
Liverpuli “peshkon” Realin e Madridit, Interin, Atletikon e Madridit, Ajntrahtin e Frankfurtit, PSV, Marsejë, Karabag, Gallatasaraji.
Barcelona kishte shortin më të lehtë në letër mes skuadrave të mëdha, ashtu si edhe Juventusi që në pamje të parë ka kundërshtarë jo të nivelit më të lartë të mundshëm në vazot përkatëse.
Vlen të theksojmë se tetë ekipet e para avancojnë, tetë ekipet e fundit eliminohen dhe pjesa tjetër shkon në play-off. E veçanta e këtij viti ështe nuk do ketë çifte top për top, por një buton në softuer do të çiftëzojë kundërshtarët e kështu me radhë.









Lini një Përgjigje