
Majorka ka detyrën e vështirë për të ndalur Realin në javën e tretë të La Ligës. Dhe kjo nuk është aspak e lehtë në Spanjë, ndërsa trajneri Jagoba Arasate ka punuar me disa opsione.
Marash Kumbulla po projektohet titullar në mbrojtjen që ka fokusin kryesor. Në krahun e djathtë po studiohet mundësia për të eksperimentuar, ndërsa mbrojtësi i qendrës Martin Valjent shikohet si opsioni i duhur.
Mateu Morej është alternativa e vetme natyrale për krahun e djathtë të mbrojtjes. Trajneri ndërkohë po tregon se kërkon një ekip sa më difensiv, ndërsa aktivizimi i Valjent në linjën e djathtë do i jepte Kumbullës vendin e titullarit të sigurt.
Gjithçka mbetet për t’u vendosur deri të shtunën. Sfida mes dy skuadrave do të luhet më 30 gusht, prej orës 21:30.
Lini një Përgjigje