
Nazmi Gripshi vazhdon të shkëlqejë në Kazakistan. Fantazisti shënoi sërish me Astanën, por jo vetëm kaq.
Gripshi asistoi edhe dy gola, ndërsa Astana fitoi 5-1 përballë Kaisar Kyzylorda. Fillimisht asistoi golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19 dhe më pas të tretin në minutën e 54.
28-vjeçari la shenjën e tij me golin e katërt të takimit. Lista e golashënuesve në Kazakistan kryesohet pikërisht nga Gripshi. Ky i fundit ka shënuar 11 gola deri tani, si dhe ka asistuar pesë të tjerë.
Gripshi asnjëherë nuk është ftuar nga Kombëtarja shqiptare. Karriera e tij pas Ballkanit vijon të jetë nivele mjaft të larta.
Lini një Përgjigje