TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 20:42

U afrua me bujë në merkaton e verës, Ardon Jashari prish planet e Alegrit; dëmtimi e lë 2 muaj jashtë fushave

Shkruar nga Pamfleti

U afrua me bujë në merkaton e verës, Ardon Jashari prish planet e

Milani ka marrë sot një lajm shumë të keq, pasi një nga emrat kryesorë të afruar në skuadër gjatë verës, Ardon Jashari, ka pësuar një dëmtim të rëndë që do ta mbajë gjatë larg fushave të lojës.

Një përplasje e tij me Himenez në stërvitje, ka sjellë frakturën e peronit të këmbës së djathtë dhe kjo praktikisht nxjerr jashtë loje futbollistin për një kohë relativisht të gjatë. Sipas mediave italiane, fraktura e tij do ta mbajë larg fushave për të paktën 2 muaj, duke prishur të gjitha planet që kishte bërë trajneri Alegri me mesfushorin që u afrua me bujë nga Klub Bryzh.

Lajmi i vetëm i mirë është se fraktura cilësohet “e pastër”, që nënkupton se shërimi do të bëhet me terapi dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, e cila do të zgjaste edhe më shumë kohën larg fushave për mesfushorin.

ardon jashari mesfushori shqiptar milan

Lini një Përgjigje