TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 19:16

Me kë do të përballet Shqipëria nëse siguron Botërorin? FIFA zyrtarizon vazot, më 5 dhjetor shorti për ndarjen e grupeve

Shkruar nga Pamfleti

Me kë do të përballet Shqipëria nëse siguron

Tashmë është zyrtare. Shqipëria do të jetë në vazon e katërt, në rast se kuqezinjtë shkojnë në Botëror. FIFA ka vendosur së fundmi për procedurat e shortit të Botërorit, me goglat që do hidhen më 5 dhjetor.

Të gjitha skuadrat e “play off” do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e kësaj kombëtare duhet të kalojë nëpërmjet “play off”.

Sipas asaj që u përcaktua, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, do të vendosen në vazon 1, si vende pritëse.

Shqipëria, që të shkojë në Botëror duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit dhe në finale fituesen e Suedi-Ukrainë.

Me kë do të përballet Shqipëria nëse siguron

fifa shqipëria shorti i botërorit

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Kombëtarja jone do ndeshe Vojvodinës gjibratare kombtare pombeu mrshall.TE HILLETE SORTE FINAL FOR SUPERLIKA KATEGORIA 1 E DYTE DHE TRETE KUBA FEDERATA liga ballkanike sporti abc kategoria kater

    Lini një Përgjigje