
Marseja është përfshirë nga tensione të forta mbrëmjen e sotme, teksa përplasjet mes tifozëve të Njukasëllit dhe atyre të Olimpikut të Marsejës krijuan kaos në rrugët e qytetit përpara sfidës në “Orange Vélodrome”.
Rreth 500 tifozë anglezë mbërritën në qytetin port, ndërsa policia franceze dërgoi njësi të specializuara në zonat me rrezik të lartë pranë lokaleve dhe bareve. Në një nga incidentet, një grup tifozësh të Njukasëllit u shpërnda me gaz lotsjellës gjatë një episodi të dhunshëm, pamjet e të cilit po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ndonëse disa tifozë të të dy ekipeve u panë duke kënduar së bashku kundër PSG-së, momentet e tilla miqësore nuk zgjatën shumë, pasi pamje të tjera tregonin përleshje në rrugë.
24.11.2025, Streetfight Marseille???????? vs Newcastle????????????????????????????, click for more here: https://t.co/VPZGOanPFq
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) November 25, 2025
All in one place. Tap to download.
???? https://t.co/FXnrFRpzhv pic.twitter.com/XP0AnLLgTX
Autoritetet franceze kishin vendosur rreth 1,000 oficerë policie për të menaxhuar situatën, për shkak të mbi 3,000 tifozëve anglezë të pranishëm në Marsejë. Policia e “Bouches-du-Rhône” publikoi një sërë masash kufizuese, përfshirë ndalimin e lëvizjes së tifozëve të Njukasëllit në disa zona dhe ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike pranë stadiumit.
Për të kontrolluar valën e dytë të tifozëve nga Anglia, policia tha se do të përdorë edhe dronë për monitorim në qendër të qytetit dhe rreth stadiumit.
Incidentet kanë rikthyer kujtimet e trazirave të rënda të “EURO 2016” në Marsejë, kur përplasjet mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë u kthyen në një krizë të madhe sigurie dhe lanë dhjetëra të plagosur.
Ndërkohë, autoritetet franceze bëjnë thirrje për qetësi, ndërsa masat e sigurisë mbeten të forta deri në përfundim të ndeshjes.
Lini një Përgjigje