TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 16:31

Rei Manaj ndryshon sport, heroi i Shqipërisë në Leskovc “braktis” futbollin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj ndryshon sport, heroi i Shqipërisë në Leskovc

Kanë kaluar 7 ndeshje nga goli i fundit i sulmuesit të Shqipërisë Rei Manaj (Al-Sharjah dhe Kombëtare). Ky segment i gjatë kohor nuk e shqetëson aspak bomberin lushnjar.

Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, 28-vjeçari ka vendosur të ndryshojë sport. Manaj ka hipur mbi një motor pistash, i cili i përket markës “Ducati”.

“Pyka” shqiptare është një lojtar shumë i rëndësishëm nën urdhërat e trajnerit Silvinjo, i cili ia shpërbleu besimin me golin historik kundër Serbisë në Leskovc. Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars 2026 në gjysmëfinalen e fazës “play-off’ të Kupës së Botës 2026, arritje e padëgjuar për kuqezinjtë.

Rei Manaj ndryshon sport, heroi i Shqipërisë në Leskovc

rei manaj sulmuesi i kombëtares

1 Komente

  1. T
    Toni

    Do jet fat i math per kombetaren

    Lini një Përgjigje