TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 15:58

Ajo që nuk po ndodh te kombëtarja, mund të finalizohet te Bërnli; Anis Mehmeti dhe Broja bashkë në një ekip

Shkruar nga Pamfleti

Ajo që nuk po ndodh te kombëtarja, mund të finalizohet te

Ajo që nuk po ndodh te Kombëtarja, mund të finalizohet tek ekipi i Bërnlit, sulmuesit Armando Broja dhe Anis Mehmeti në një ekip. Ky është raportimi i fundit nga media britanike “Sports Casting Bets”.

Skuadra e Bërnlit ndodhet në një moment të vështirë në Premier Ligë, teksa grumbullon 10 pikë pas 12 javësh dhe janë të parafundit në tabelë.

Edhe pse në kontigjent ka alternativa, nuk po japin rezultat, ku njëri ndër ta është edhe anësori shqiptar Armando Broja. Klubi është i gatshëm të sjellë risi në merkaton e janarit, me qëllim për të kapërcyer rënien nga elita e futbollit anglez, e ku Mehmeti po shqyrtohet si opsioni i duhur.

Kartoni i sulmuesit të Bristol Sitit arrin deri në 9 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Mehmeti ka shënuar këtë sezon me Bristolin 5 gola dhe ka asistuar në 6 raste përgjatë 16 ndeshjeve në Championship.

Kreativiteti i Anisit pëlqehet tej mase te Bërnli sipas burimit të mësipërm, ama deri tani nuk ka pasur hapa konkret. Një tjetër ekip që po përflitet për të siguruar shërbimet e Mehmetit është edhe Lids Junajtid, sërish nga Premier Liga.       

anis mehmeti armando broja sulmuesit shqiptarë bërnli

Lini një Përgjigje