TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 15:14

Talenti 18-vjeçar nuk përmbahet pas rikthimit nga dëmtimi, festë me shqiponjë në Champions aziatik (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Talenti 18-vjeçar nuk përmbahet pas rikthimit nga dëmtimi,

Medin Memeti është një profil interesant, i cili luan me Melburn Sitin në Australi. Sot ishte rezervuar sfida me Johor për Champions-in aziatik, dhe që u fitua me rezultatin 2-0. Golin që vulosi fatin e takimit e shënoi sulmuesi 18-vjeçar në minutën e 92.

Memeti u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë. Te goli i shënuar në fund, e gjithë merita ishte e tij, ndërsa më pas nuk mungoi festa me shqiponjë.


Talenti shqiptar e kishte ndeshjen e dytë radhazi për këtë sezon me Melburn Sitin. Mungesa e tij më parë ishte për shkak dëmtimi.

Memeti është pjesë e moshave të Australisë ku edhe ka lindur. Sinjalet gjatë kësaj kohe kanë treguar për afrimitetin me origjinën e tij, pavarësisht largësisë.

medin memeti talenti shqiptar

Lini një Përgjigje