
Reliance Animation, një degë e Reliance Entertainment të Indisë, ka siguruar të drejtat e pronësisë intelektuale të personazheve për prodhimin e një seriali të animuar bazuar në jetën e trazuar të legjendës së ndjerë të futbollit, Diego Maradona.
Studioja e filmit me seli në Mumbai do të krijojë një serial me skenar për platformat e transmetimit dhe televizionit. Seriali do të trajtojë udhëtimin e jashtëzakonshëm të Maradonës, që nga vitet e tij të hershme deri në ngritjen e tij në majë të futbollit botëror.
Seriali synon të eksplorojë momentet kyçe në karrierën e tij, vështirësitë personale dhe ndikimin e tij të madh kulturor si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Bashkëpunimet ndërkombëtare dhe afati kohor
Projekti është tashmë në zhvillim e sipër. Partneriteti për të siguruar të drejtat u arrit, sipas Variety, në bashkëpunim me SATTVICA SA , kompaninë me seli në Argjentinë që zotëron të drejtat e pronësisë intelektuale të Maradonës, dhe ndërmjetësimin e Bridge Marketing Group Inc.
Detajet në lidhje me ekipin krijues, partnerët e shpërndarjes dhe orarin e publikimit pritet të njoftohen së shpejti.
"Jemi të emocionuar që po ia sjellim historinë e jashtëzakonshme të Diego Maradonës një brezi të ri përmes animacionit", tha Shibasish Sarkar, Drejtor Ekzekutiv i Reliance Entertainment. Sipas tij, udhëtimi plot qëndrueshmëri, pasion dhe arritje, tejkalon kufijtë e sportit dhe ne besojmë se do të frymëzojë audiencën në mbarë botën.
Lini një Përgjigje