
Fisnik Asllani shkëlqeu me Kosovën gjatë kualifikueseve, duke zgjuar interesin e disa skuadrave të mëdha, përfshirë Bajernin dhe Barcelonën.
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, teksa “Bild” raporton se Borusia e Dortmundit po ndjek situatën e sulmuesit të Hofenhajmit, i cili mund të largohet nga klubi në verë.
Klubi verdhezi e kërkoi Asllanin edhe në verë pas një periudhe të suksesshme huazimi tek Elversbergu sezonin e kaluar, por ai zgjodhi Hofenhajmin.
Këtë sezon, 23-vjeçari numëron 6 gola dhe 3 asiste në 16 paraqitje, me ekipin që aktualisht renditet i shtati në Bundesligë.
Lini një Përgjigje