TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 18:30

Shihet si pasardhës i Strakoshës në portën kuqezi, Interi i rinovon kontratën lojtarit që i ka dhënë besim edhe me ekipin e parë

Shkruar nga Pamfleti

Shihet si pasardhës i Strakoshës në portën kuqezi, Interi i

Klubi i Interit ka bërë publik vendimin për të rinovuar kontratën me portierin e talentuar shqiptar, Alain Taho, i cili shihet si një nga emrat e të ardhmes te zikaltrit, e padyshim edhe te Shqipëria.

“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur një akord shumëvjeçar për zgjatjen e kontratave të Matia Zanketa, Xhamal Idrisu dhe Alain Taho”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga klubi zikaltër, që bënte të ditur kështu se edhe portieri shqiptar ishte mes atyre që do të vazhdonin të mbeteshin pjesë e klubit për një periudhë të gjatë.

Taho ka spikatur në akademinë e Interit, duke përfaqësuar zikaltrit në aktivitetet kombëtare të moshave e se fundmi edhe në UEFA Youth League. Portieri gjithashtu ka shërbyer në disa ndeshje si i tretë në pankinë për ekipin e parë te zikaltrit në vitin e fundit, sinjal i qartë se tek Interi kanë besim tek aftësitë e tij, ndaj ka ardhur edhe ky rinovim kontrate.

Djaloshi ndërkohë është prej vitesh pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa e ka nisur me U-16, për të provuar me radhë edhe fanellën e U-17, U-19 e së fundmi U-21. Ai shihet si një nga elementët e perspektivës së portës kuqezi dhe lajmi se do të jetë edhe në vijim pjesë e Interit, padyshim është diçka e mirë për zhvillimin e tij.

alain taho portieri shqiptar inter

Lini një Përgjigje